Kryeministri i Pakistanit thotë se Islamabadi ka dhënë “përgjigjen” e tij pas sulmeve indiane në Pakistan dhe Kashmirin e administruar nga Pakistani.
Ai po i referohej pretendimit të Pakistanit se kishte rrëzuar pesë avionë luftarakë indianë dhe një dron, të cilin Delhi nuk e ka konfirmuar.
Midis orës 01:05 dhe 01:30 sipas kohës së Indisë (20:35 dhe 21:00 BST të martën), India tha se kishte nisur sulme në nëntë vende – Pakistani tha se gjashtë vende u goditën.
Islamabadi e rriti numrin e të vdekurve nga sulmet në 31 këtë mbrëmje, duke raportuar gjithashtu se 57 persona u plagosën.
Ushtria e Indisë tha se 15 civilë u vranë nga bombardimet pakistaneze në anën e saj të kufirit de facto – Vija e Kontrollit (LoC).
Më herët sot, Komiteti i Sigurisë Kombëtare (NSC) i Pakistanit paralajmëroi se rezervon të drejtën për t’iu përgjigjur Indisë “në një kohë, vend dhe mënyrë që ajo zgjedh”, ka raportuar BBC, transmeton Gazeta Express.
Reisebüro Prishtina ofron shërbime të sigurta, të shpejta dhe të besueshme, duke mbetur zgjedhja kryesore për ata që udhëtojnë nga...