string(73) "eksperti-i-referimit-ne-favorit-thote-se-barcelones-iu-mohua-nje-penallti"

Futboll

Gazeta Express

07/05/2025 19:08

Eksperti i referimit në “Favorit” thotë se Barcelonës iu mohua nje penallti

Futboll

Gazeta Express

07/05/2025 19:08

Ndeshja dramatike mes Interit dhe Barcelonës në San Siro, që përfundoi me fitoren epike 4-3 të italianëve pas kohës shtesë, ka lënë shumë për të diskutuar, jo vetëm për emocionet dhe golat, por edhe për një episod që mund të kishte ndryshuar rrjedhën e takimit – një penallti potenciale ndaj Lamine Yamal.

Në minutat vendimtare të ndeshjes, Yamal u rrëzua pas një ndërhyrjeje të mbrojtësit të Interit në vijën e zonës së penalltisë.

Fillimisht, gjyqtari sinjalizoi për penallti, por pas rishikimit me VAR, vendimi u ndryshua dhe u akordua faull jashtë zonës. Ky moment ka ndezur debat të madh, veçanërisht mes tifozëve të Barcelonës që ndihen të dëmtuar nga vendimi.

Eksperti i referimit në emisionin sportiv Favorit, Hajriz Hajdari dha një analizë të qartë dhe kritike ndaj vendimit të gjyqtarit:

“Penallti, sepse nëse nuk do të ishte ndërhyrja në vijën e zonës së penalltisë, lojtari me numrin 19 do të ecte me topin brenda zonës, që ishte një aksion premtues për Barcelonën, sepse përballë portës kishte bashkëlojtarin e vet. Unë mendoj se nuk është dashur të ndërhyhet fare, sepse gjyqtari fillimisht mori vendimin e drejtë, sepse ndërhyrja që ia pamundësoi lojtarit lëvizjen për të avancuar me topin ishte pikërisht ndërhyrje në vijën e zonës së penalltisë, por pas rishikimit të VAR-it unë mendoj se gaboi, sepse rregulla thotë qartë: lejo përparësi, sepse loja luhet për aksione të bukura dhe për të ardhur raste për të shënuar gol, e jo të ndërhyhet për një kontakt shumë të lehtë jashtë zonës, derisa kontakti më serioz ishte mbi vijën e zonës së penalltisë dhe i plotëson kriteret e një penalltie, siç ishte edhe ajo për Interin.”