Sulmuesi i Interit, Marcus Thuram, e fshiu një histori në Instagram ku tallte yllin e Barcelonës, Lamine Yamal, pas fitores epike 4-3 ndaj Blaugranave në San Siro.
Thuram, që ishte protagonist në fitoren e Interit, u tall me Yamalin në Instagram, dhe megjithëse e fshiu shpejt foton, ajo u bë virale në rrjetet sociale, përfshirë edhe X.
Menjëherë pas ndeshjes, francezi e ngushëlloi përfaqësuesin e Spanjës, por, siç raportoi Sport Mediaset, ai tregoi një qasje krejt tjetër në rrjetet sociale të mërkurën në mëngjes.
Ai publikoi një foto ku shfaqej duke përqafuar Yamalin në fushën e San Siros pas përfundimit të ndeshjes, me mbishkrimin: “Në një mision, ehh!!” duke shtuar dy emoji duke qeshur me lot.
Thuram i referohej një postimi të mëparshëm të Yamal para gjysmëfinales kundër Interit, ku kishte shkruar thjesht: “Në një mision.”
Sulmuesi i Interit e pranoi gabimin e tij, jo vetëm duke fshirë storien, por edhe duke postuar një tjetër, në të cilën përsëri tregonte përqafimin me Yamalin dhe shkruante: “Madhështia e njeh madhështinë.”