Partia Demokratike Vlorë ka depozituar një kallëzim penal ndaj bashkisë së Vlorës dhe kryebashkiakut Ermal Dredha.Ata e akuzojnë Ermal Dredhën për shpërdorim detyre dhe krim zgjedhor.
Objekt i kallëzimit është funksionimi i Landfillit të Sherishtës, i cili sipas tyre është përdorur thjesht për qëllime lektorale. Partia Demokratike Vlorë kërkon një hetim të thellë nga organet e drejtësisë, si dhe mbajtje penale përgjegjsëse të drejtuesve lokalë.
Kallëzimi penal është bërë nga kryetari i degës së Partisë Demokratike Vlorë, Hysni Shara, kandidati për deputet Mario Meminaj dhe avokati Arlind Limaj.
“Është premtuar disa herë hapja e tij, por landfilli u vu në funksion vetëm në datën 27 prill për të krijuar idenë e një premtimi të mbajtur,” deklaroi Hysni Sharra.
“Në realitet, aty depozitohen thjesht mbetje urbane, pa asnjë proces seleksionimi apo menaxhimi të duhur. E gjithë kjo është një manovër për fushatë,”, shtoi ai.