string(87) "dukagjini-barazon-me-prishtinen-suhareka-merr-fitore-te-rendesishme-ndaj-feronikelit-74"

Futboll

Gazeta Express

07/05/2025 16:56

Dukagjini barazon me Prishtinën, Suhareka merr fitore të rëndësishme ndaj Feronikelit 74

Futboll

Gazeta Express

07/05/2025 16:56

Dukagjini dhe Prishtina nuk kanë arritur më shumë se një barazim në ndeshjen që i takoi javës së 33-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Të dyja skuadrat patën rastet e tyre për shënim, por rezultati mbeti i pandryshuar nga fillimi deri në fund.

Me këtë barazim, tani Prishtina ka 44 pikë në vendin e gjashtë, kurse Dukagjini mbetet i shtati me dy më pak.

Fitore sot shënoi Suhareka që në udhëtim triumfoi 1:3 ndaj Feronikelit 74.

Kjo fitore e ngrit në kuotën e 36 pikëve Suharekën në vendin e parafundit, katër larg Llapit që është në pozitën e barazhit, por që ka një ndeshje më pak të luajtur.

Në anën tjetër, Feronikeli 74 mbetet me 15 pikë në vendin e fundit.