string(89) "begaj-uron-kancelarin-merz-gjermania-mbeshtetese-e-perhershme-ne-rrugetimin-tone-evropian"

Shqiperi

Gazeta Express

07/05/2025 15:00

Begaj uron kancelarin Merz: Gjermania, mbështetëse e përhershme në rrugëtimin tonë evropian

Shqiperi

Gazeta Express

07/05/2025 15:00

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj uroi sot kancelarin Friedrich Merz për detyrën e re të drejtimit të qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë.

Kreu i Shtetit, në mesazhin e tij drejtuar kancelarit Merz, vlerëson vëmendjen e vazhdueshme të Gjermanisë mike ndaj Shqipërisë dhe popullit shqiptar.

“Për Shqipërinë dhe shqiptarët Gjermania është vendi mik dhe mbështetës i përhershëm në rrugëtimit tonë evropian”, shkruan Presidenti Begaj në profilin e tij zyrtar në platformën X.

Gjithashtu, Presidenti i Republikës, shprehet besimplotë që një mbështetje e tillë do të forcohet më tej nën drejtimin e kancelarit Merz.