Rama ironizon Berishën: Dikujt ia nxjerr pija, dikujt tjetër lajthitja…
Shqiperi
Gazeta Express
07/05/2025 13:30
Kryeministri Edi Rama, njëherësh kreu i Partisë Socialiste ironizoi sërish sot me bufin e kënetës, deklaratat e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha.
Në videon e publikuar në rrjetet sociale dëgjohet kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një takim elektoral në Mat, teksa ngatërrohet duke i adresuar qytetarëve matjanë “përshëndetjet më të papërzemërta”.
“Dikujt ia nxjerr pija, dikujt tjetër lajthitja…”, shkruan Rama krahas videos.
Kryeministri Rama ka zgjedhur simbolin e bufit dhe të kënetës për të përshkruar gjendjen e opozitës sot.