India ‘kapet’ me mediat kineze, akuzon për ‘dezinformata’ - Gazeta Express
string(52) "india-kapet-me-mediat-kineze-akuzon-per-dezinformata"

Lajme

Gazeta Express

07/05/2025 14:18

India ‘kapet’ me mediat kineze, akuzon për ‘dezinformata’

Lajme

Gazeta Express

07/05/2025 14:18

Pas tensioneve të ngritura Indi-Pakistan, ambasada indiane në Pekin ka akuzuar median kineze Global Times për përhapje të “dezinformatave”, referuar një raporti të lajmeve që kjo e fundit kë bërë mbi sulmet e realizuara gjatë natës.

Në lajmin e raportuar nga Global Times thuhej se: Sipas burimeve ushtarake pakistaneze, Forcat Ajrore të Pakistanit (PAF) kanë rrëzuar një tjetër avion luftarak indian në përgjigje të sulmeve ajrore të kryera gjatë natës nga India në vende të shumta në Pakistan.

E në përgjigje të këtij lajmi, ambasada indiane i rekomandoi medias që të verifikojë faktet e të ekzaminojë burime.

“Ne do t’ju rekomandonim të verifikoni faktet dhe të ekzaminoni burimet tuaja përpara se të përhapni këtë lloj dezinformimi.”

Tutje ambasada ka shtuar se janë, “disa media pro-pakistaneze që po përhapin pretendime të pabaza për OperacioninSindoor, duke u përpjekur të mashtrojnë publikun.”

Më tej në përgjigjen e ambasadës drejtuar Global Times në rrjetin social X, thuhet se, “kur mediat ndajnë informacione të tilla pa verifikuar burimet, kjo pasqyron një mungesë serioze të përgjegjësisë dhe etikës gazetareske.

Kujtojmë se mbrëmjen e kaluar Forcat e Armatosura të Indisë ndërmorën një seri të sulemeve ajrore ndaj nëntë lokacioneve të territorim e Pakistani duke shkaktuar viktima e duke ngritur tensionet në rajon. Këto sulme vijnë pasi muajin e kaluar në rajonin e Kashmirit, Indi u vranë 36 persona, vrasje për të cilat India ka fajësuar Pakistanin.

Advertisement
Advertisement
Advertisement