string(65) "prokuroria-e-pergjithshme-44-kallezime-penale-lidhur-me-zgjedhjet"

Shqiperi

Gazeta Express

07/05/2025 11:02

Prokuroria e Përgjithshme: 44 kallëzime penale lidhur me zgjedhjet

Shqiperi

Gazeta Express

07/05/2025 11:02

Pak ditë para përfundimit të fushatës zgjedhore, situata në terren paraqitet e tensionuar. Nga Shkodra në Sarandë, nuk kanë munguar incidentet që lidhen me procesin zgjedhor, ndërsa Prokuroria e Përgjithshme ka publikuar një raport zyrtar mbi kallëzimet dhe procedimet penale të regjistruara deri të mërkurën.

Sipas të dhënave zyrtare, janë regjistruar gjithsej 44 kallëzime penale, të cilat lidhen me veprime të dyshuara që cenojnë integritetin e zgjedhjeve. Burimet e këtyre kallëzimeve janë: policia gjyqësore (19 raste), SPAK (9 raste), subjekte politike (6 raste), kallëzime të nisura kryesisht (8 raste) dhe qytetarë (2 raste).

Të dhënat sipas prokurorive vendore:

Prokuroria Dibër kryeson me 9 kallëzime;

Tirana ndjek me 7 kallëzime;

Fieri dhe Elbasani me nga 5;

Saranda, Kukësi, Lezha me nga 3;

Durrësi, Gjirokastra, Vlora, Shkodra me nga 2;

Korça me 1 kallëzim.

Nga këto kallëzime, janë regjistruar gjithsej 20 procedime penale, kryesisht për veprat që lidhen me cenimin e zgjedhjeve, korrupsionin zgjedhor, pengimin e votimit dhe shkelje të tjera të kodit penal, të parashikuara në nenet 325 deri në 332/a të Kodit Penal.

Detaje nga procedimet penale:

Fier: 5 procedime, përfshirë veprat penale të “pengimit të subjekteve zgjedhore”, “korrupsionit aktiv në zgjedhje” dhe “cenimit të fshehtësisë së votës”.

Elbasan: 4 procedime, ndër to edhe për veprat “shpërdorim detyre” dhe “vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën”.

Gjirokastër, Sarandë, Shkodër, Durrës, Dibër, Kukës, Korçë dhe Vlorë raportojnë nga 1 deri në 2 procedime për veprat që lidhen me procesin zgjedhor.

Procedime të referuara SPAK-ut:Një kallëzim nga Prokuroria Durrës dhe një procedim penal nga Prokuroria Fier janë referuar për kompetencë SPAK-ut, për shkak të natyrës së veprave dhe përfshirjes së zyrtarëve të lartë.