Mbretëria e Bashkuar ka kërkuar nga Pakistani dhe India që të diskutojnë për tensionet e tyre në rritje, duke thënë se “askush nuk fiton nga përshkallëzimi i mëtejshëm”.
Sipas The Guardian, kryeministri Keir Starmer ka njoftuar se Mbretëria e Bashkuar po “angazhohet urgjentisht me të dy vendet … duke inkurajuar dialogun, de-përshkallëzimin dhe mbrojtjen e civilëve”.
Ndërkohë, sekretari i Jashtëm David Lammy ka thënë se, Britania – e cila ka miliona qytetarë me trashëgimi indiane ose pakistaneze – “ka marrëdhënie të ngushta dhe unike me të dy vendet”.
Ai tutje ka shtuar se ua ka bërë të qartë homologëve të tij në të dyja vendet, se nëse ka përshkallëzime të mëtejshme “askush nuk fiton”.
Rikujtojmë se mbrëmjen e kaluar Forcat e Armatosura të Indisë ndërmorën një seri të sulemeve ajrore ndaj nëntë lokacioneve të territorim e Pakistani duke shkaktuar viktima e duke ngritur tensionet në rajon. Këto sulme vijnë pasi muajin e kaluar në rajonin e Kashmirit, Indi u vranë 36 persona, vrasje për të cilat India ka fajësuar Pakistanin.
Megjithatë, sipas ministrit të Jashtëm të Indisë, Vikram Misri, sulmet kishin për qëllim çaktivizimin e infrastrukturës së grupeve terroriste në territorin pakistanez.
Nga ana tjetër autoritetet pakistaneze kanë pretenduar se kanë rrëzuar pesë avionë ushtarakë indianë dhe një dron. Një informacion ky ende i pakonfirmuar nga India.
Historik i konfliktit Indi-Pakistan
India dhe Pakistani, të dyja vende që posedojnë armë bërthamore kanë një histori të gjatë konflikti, veçanërisht për rajonin e kontestuar të Kashmirit. Dijmë se që nga pavarësia e tyre në vitin 1947 të dy palët kanë zhvilluar disa luftëra dhe më pas kanë krijuar një marrëdhënie të brishtë armëpushimi.
Incidenti i fundit ka ngritur shqetësime gjithandej globit, për mundësinë e përshkallëzimit të mëtejshëm ushtarak.