Hekuran Murati nga Lëvizja Vetëvendosje hodhi shumë akuza për Lidhjen Demokratike e Kosovës, e cila refuzoi ta diskutojë mundësinë për bashkëqeverisje.
Në një konferencë pas ndërprerjes së sërishme të seancës konstituive, Murati u pyet se pse i kërkuan koalicion pikërisht kësaj partie të cilën ai e akuzoi se “nuk i merr vendimet vetë”.
“Zoti Murati, ju sapo e akuzuar LDK-në që është nën ndikimin e oligarkëve dhe vendos tjetërkush për ta. Pse i keni kërkuar koalicion pikërisht LDK-së? Sepse s’ka mundur të ndryshojë brenda ditës… Do të thotë një ditë po bëhet e mirë për koalicion, të nesërmen po bëhet e keqe? A nënkutpn kjo që ndryshon LDK-ja nëse vjen në koalicion me ju?”, u pyet Murati.
Ai tha se janë bazuar “në vullnetin elektoratit”.
“Qëllimi i ftesës ka qenë që t’u ofrojmë qytetarëve një bashkëpunim dhe qeveri stabile, ashtu siç ka pasë deklarim nominal nga vetë kryesia e LDK-së, por ne e pamë nga përgjigja e tyre që është e pamundur, edhe kur ofrohet bashkëpunim i tillë, që ata të marrin vendimet vetë”, tha ai.
Murati tha se me refuzim, LDK-ja vendosi “kundër dëshirës së elektoratit” të saj.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...