string(87) "rama-publikon-foto-nga-takimet-ne-elbasan-kavaje-dhe-librazhd-falenderim-per-mikpritjen"

Shqiperi

Gazeta Express

07/05/2025 9:44

Rama publikon foto nga takimet në Elbasan, Kavajë dhe Librazhd: Falënderim për mikpritjen

Shqiperi

Gazeta Express

07/05/2025 9:44

Kryeministri, njëherësh kreu i PS-së, Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale foto nga takimet elektorale të zhvilluara një ditë më parë në disa qytete.

Rama falënderon për mikpritjen qytetarët e e Elbasanit, Kavajës dhe Librazhdit.

Kreu i PS-së fton qytetarët në takimet që do të zhvillojë sot në Fushë Krujë, Lushnje dhe Fier.

“Kur kam ardhur në Librazhd, ju kam thënë: Na jepni besim, na jepni mbështetje, do bëjmë për Librazhdin më shumë se ç’kanë bërë të gjithë tjerët marrë bashku dhe ja ku e kemi bërë.” – u shpreh kreu i PS-së, në takimin me banorët, teksa ndau shifra dhe fakte mbi investimet e realizuara.

“Na jepni 5 në 11 maj dhe ne do t’jua kthejmë pesëfish në 1 mandat”, deklaroi Rama nga Kavaja.

Kryeministri Rama tha nga Elbasani në takimin përmbyllës elektoral se “fitorja jonë në 11 maj duhet të jetë më e bukura e kësaj historie që kemi shkruar së bashku”.