string(124) "peci-kurtit-i-takon-ti-therrase-partite-politike-jo-ldk-se-kosova-ska-nevoje-per-qeveri-tranzicionale-por-per-qeveri-stabile"

Lajme

Gazeta Express

07/05/2025 9:45

Peci: Kurtit i takon t’i thërrasë partitë politike, jo LDK-së, Kosova s’ka nevojë për qeveri tranzicionale, por për qeveri stabile

Lajme

Gazeta Express

07/05/2025 9:45

Kryetari i partisë Guxo, Faton Peci tha se kryetarit të LVV-së, Albin Kurti i takon t’i thërrasë partitë politike për të diskutuar për kirjimin e institucioneve të reja dhe se këtë sipas tij nuk mund ta bëjë LDK-ja.

Para se të hynte në Kuvend për vazhdimin e seancës konstituive, Peci tha se “i pari që i takon me i thirre partitë politike, është në këtë rast Albin Kurti”, duke komentuar propozimin e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku për krijimin e një qeverie tranzicionale deri në zgjedhjen e presidentit, me pjesëmarrjen e të gjitha partive.

Ai tha se duhet pritur “derisa të ezaurohet mundësia që të kemi Qeveri Kurti 3”.

“Nëse kjo nuk bëhet e mundshme, unë mendoj që logjika politike dhe institucionale e thotë që potencialisht një ftesë të tillë mundet në një të ardhme ta bëjë Bedri Hamza, por jo partia e tretë, e katërt, e pestë e kështu me radhë”, tha Peci.

Sipas tij, kjo është “rjedha logjike”.

“Sa i përket qeverisë tranzicionale, unë mendoj që Kosova ka nevojë për qeveri stabile”, tha ai.