Lutfi Haziri: Kur po hy në Kuvend, si me hy në varreza
Lajme
Gazeta Express
06/05/2025 23:03
Lutfi Haziri i LDK-së teksa fliste në “Politiko” rreth gjendjes politike, përmendi dështimet për konstituimin e Kuvendit.
Për të, një gjendje e tillë po ngjason me atë të varrezave.
Ai mes tjerash, përmendi edhe arsyet e refuzimit të VV-së, duke shtuar se një prej tyre është mospërfshirja e gjithashme.
“Situata në Kuvend po bëhet neverike për të gjithë, beso edhe për mua. Kur po hyj në seancë të Kuvendit është sikur me hy me vizitu varreza. Në pjesën e parë të letrës, LDK i nxjerr disa argumente nga përvoja politike, propozimi i yni është ai që nuk i jep prioritet një grupi”, tha ai