Në një debat në emisionin Pressing, avokati Tomë Gashi dhe analisti politik Blerim Latifi u përplasën rreth zhvillimeve më të fundit politike dhe idesë së një qeverie tranzitore në Kosovë.
Blerim Latifi kritikoi ashpër klasën politike aktuale, duke e cilësuar si të papjekur dhe të paaftë për të kuptuar thelbin e politikës.
“Kemi të bëjmë me një kastë politike që është e papjekur edhe nuk e ka haberin çka është politika në thelbin e saj. Këta qyqana nuk e din ABC-në e politikës. Kur ti nuk mundesh me i formu institucionet, duhet me shku me negociu me tjetrin. Këta nuk po din, këta në aspektin mendor janë të rinj, që mendojnë se egoja e tyre është alfa dhe omega e gjithçkaje. S’më pëlqen mu edhe s’e bëj – kjo është qasja e tyre,” deklaroi Latifi.
Ai e mbështeti publikisht propozimin e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, për formimin e një qeverie tranzitore.
“Kjo është ide shumë e mirë,” theksoi Latifi, duke e parë si një rrugëdalje për zgjidhjen e ngërçit politik aktual.
Nga ana tjetër, Tomë Gashi e cilësoi si të papranueshme përfshirjen e Vetëvendosjes në një qeveri të tillë, duke e krahasuar me një vetëvrasje politike.
“Do të ishte vetëvrasje politike për VV nëse ulet aty me u barazu këta 20 e 24…” tha Gashi.