string(79) "bashkelojtaret-dhe-kreu-i-ffk-se-e-vizitojne-futbollistin-e-lenduar-te-gjilanit"

Sport

Gazeta Express

06/05/2025 20:38

Bashkëlojtarët dhe kreu i FFK-së e vizitojnë futbollistin e lënduar të Gjilanit

Sport

Gazeta Express

06/05/2025 20:38

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi ka shkuar në vizitë te lojtari i lënduar rëndë i SC Gjilanit, Oltion Bilalli.

Në vizitë te Bilalli janë edhe bashkëlojtarët e tij, shkruan “Gazeta Express”.

Oltion Bilalli u lëndua në ndeshjen e sotme ndaj Malishevës, duke u larguar nga fusha me autoambulancë.

Ai u dërgua fillimisht në Spitalin e Gjilanit, për t’u transferuar në QKUK në Qendrën Emergjente.

Sipas drejtorit të Gjilanit, Bilalli ka gjakderdhje të brendshme në kokë, por jeta e tij mbetet jashtë rrezikut, edhe pse situata është mjaftë e rëndë./GazetaExpress/