string(72) "presidenti-steinmeier-emeron-merz-si-kancelar-pritet-betimi-ne-bundestag"

Lajme

Gazeta Express

06/05/2025 17:31

Presidenti Steinmeier emëron Merz si Kancelar, pritet betimi në Bundestag

Lajme

Gazeta Express

06/05/2025 17:31

Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier e ka emëruar Friedrich Merz si Kancelar të vendit.

Steinmeier e ka uruar Merz për emërimin e tij, ndërsa ky i fundit e ka marrë edhe çertifikatën e emërimit, ndërsa tutje pritet edhe betimi i tij në Bundestag.

Rikujtojmë se në një raund të dytë votimi gjatë ditës së sotme, Merz u zgjodh kancelar me 325 vota pro, pas një votimi të fshehtë të mbajtur sot në mëngjes, ku nuk arriti të marrë postin pasi siguroi 310 vota, 6 më pak se shumica e nevojshme, edhe pse grupet parlamentare të koalicionit CDU/CSU dhe SPD kanë një numër prej 328 vendesh në Parlament.

Sipas DW, ky dështim ishte diçka e re në historinë e Republikës Federale të Gjermanisë, pasi asnjëherë më parë nuk kishte dështuar zgjedhja e një kandidati për kancelar, pas zgjedhjeve të Bundestagut dhe negociatave të suksesshme të koalicionit.

Ndërkohë, para fillimit të votimit për raundin e dytë, krerët e partive theksuan rëndësinë e votimit duke thënë se tregon për “aftësinë së shtetit për të vepruar dhe funksionimin e demokracisë”.

Megjithatë, zëdhënësi i Alternativës për Gjermaninë, Bernd Baumann, referuar humbjes së Merz në votimin e mëngjesit, u shpreh se “edhe nëse Merz siguron shumicën në votimin e dytë, kjo tregon se sa i paqëndrueshëm është koalicioni i tij dhe kjo është “e kundërta e asaj që i duhet Gjermanisë”.