string(79) "gjilani-malisheva-u-nderpre-perkohesisht-shkaku-i-lendimit-te-rende-te-bilallit"

Sport

Gazeta Express

06/05/2025 17:11

Gjilani – Malisheva u ndërpre përkohësisht, shkaku i lëndimit të rëndë të Bilallit

Sport

Gazeta Express

06/05/2025 17:11

Ndeshja mes Gjilanit dhe Malishevës, e vlefshme për xhiron e 33-të të Superligës së Kosovës, është ndërprerë për disa minuta pas një incidenti të rëndë në fushën e lojës.

Sulmuesi i Gjilanit, Oltion Bilalli, ka pësuar një lëndim serioz pasi u godit aksidentalisht nga portieri i Malishevës, Ilir Avdyli. Pas përplasjes, Bilalli ra në tokë pa ndjenja, duke shkaktuar panik në mesin e lojtarëve dhe stafit teknik.

Ekipi mjekësor reagoi menjëherë dhe i ofroi ndihmën e parë në fushë, ndërsa lojtari më pas u dërgua me urgjencë në spital për trajtim të mëtejshëm. Për momentin, nuk ka informacione të sakta mbi gjendjen e tij shëndetësore./GazetaExpress/