string(84) "ndalohen-punimet-ne-disa-vendpunime-ne-komunen-e-fushe-kosoves-prokuroria-jep-detaje"

Lajme

Gazeta Express

06/05/2025 16:35

Ndalohen punimet në disa vendpunime në komunën e Fushë Kosovës- Prokuroria jep detaje

Lajme

Gazeta Express

06/05/2025 16:35

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se dje ka realizuar disa aktivitete në disa lokacione ku është evidentuar se në disa vendpunime në komunë e Fushë Kosovës po kryheshin punimet pa pajisje të nevojshme të sigurisë. Po ashtu është inspektuar një aksident në vendin e punës në Mazgit të Obiliqit.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se në kuadër të zbatimit të planit të punës për vitin 2025 të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, ndërlidhur me sigurinë në punë, gjatë ditës së djeshme ka realizuar një sërë aktivitetesh në disa lokacione, ku janë evidentuar se në disa vendpunime në Komunën e Fushë Kosovës, po kryheshin punime pa pajisje të nevojshme të sigurisë në vendin e punës, duke vënë në rrezik jetën e qytetarëve, me ç’rast janë ndaluar punimet në këto lokacione si dhe është inspektuar një aksident në vendin e punës në Mazgit, Komuna e Obiliqit.”

Në komunikatë thuhet se për shkak të mos ndërmarrjes së masave të përgjithshme të sigurisë dhe shëndetit në punë, mungesës së skelave, mos mbylljes së ashensorëve dhe mos mbylljes së shkallëve, janë ndaluar punimet në disa vendpunime.

“Në vendin e ngjarjes ka dalë Koordinatori për rastet e veprave penale qe ndërlidhen me sigurinë në vendin e punës, njëherit prokuror në Prokurorinë Themelore në Prishtinë së bashku me Inspektorët e ndërtimit, të cilët kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për parandalimin e pasojave të mundshme gjatë punës dhe rritjes së nivelit të sigurisë në vendin e punës, ku për shkak të mos ndërmarrjes së masave të përgjithshme të sigurisë dhe shëndetit në punë, mungesës së skelave, mos mbylljes së ashensorëve dhe mos mbylljes së shkallëve, janë ndaluar punimet në disa vendpunime.”

“Prokuroria Themelore në Prishtinë mbetet e përkushtuar që në bashkëpunim me Inspektorët përkatës, të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme brenda kompetencave ligjore, me qëllim të preventivës së veprave penale të kësaj natyre dhe zvogëlimit të rasteve me pasojë vdekje në vendin e punës.”