string(74) "izraeli-leshon-paralajmerim-evakuimi-ne-aeroportin-nderkombetar-te-jemenit"

Lajme

Gazeta Express

06/05/2025 15:15

Izraeli lëshon paralajmërim evakuimi në aeroportin ndërkombëtar të Jemenit

Lajme

Gazeta Express

06/05/2025 15:15

Ushtria izraelite ka lëshuar një paralajmërim të papritur për evakuim në aeroportin ndërkombëtar të Jemenit në Sana’a.

Përmes një deklaratë në rrjetet sociale, zëdhënësi i ushtrisë, Avichay Adraee tha se, “mosevakuimi i zonës rrezikon jetën tuaj”.

Kjo shënon herën e parë që Forcat Mbrojtëse të Izraelit lëshojnë paralajmërim evakuimi në Jemen.

Kujtojmë se ky paralajmërim vjen një ditë pasi ushtria izraelite kreu një seri sulmesh kundër portit në Hodeidah të Jemenit dhe një fabrike çimentoje që ndodhej afër. Sipas raportimeve të mediave të huaja, këto sulme erdhën pas depërtimit të një rakete balistike Huthi në mbrojtjen ajrore të Izraelit, duke goditur pranë aeroportit ndërkombëtar të Tel Avivit të dielën në mëngjes.

Edhe në muajin dhjetor u raportua se Izraeli kishte goditur aeroportin ndërkombëtar të Sana’as, duke lënë të vrarë të paktën tre persona dhe duke plagosur 30 të tjerë.