string(102) "insajderi-raporton-se-eshte-kercenuar-ne-emer-te-xhihadistit-te-vdekur-ne-irak-prokuroria-e-la-te-lire"

Lajme

Gazeta Express

06/05/2025 14:41

Insajderi raporton se është kërcënuar në emër të xhihadistit të vdekur në Irak, “Prokuroria e la të lirë”

Lajme

Gazeta Express

06/05/2025 14:41

Të shtunën (03.05.2025), një person i panjohur ka kërcënuar redaksinë e Gazetës Insajderi lidhur me publikimin e një video para tetë viteve për kamikazin, Blerim Heta. Ky i fundit në vitin 2014 kishte çuar veten në ajër në Irak, duke vrarë edhe mbi 50 irakianë.

Personi i cili erdhi në zyrët e Insajderit, nuk ka pranuar të prezantohet por ka pretenduar se Blerim Heta, i cili ishte shpallur si shehid në atë kohë, është gjallë

Ai ka kërcënuar që të fshihet videoja për terroristin Heta.

“Blerim Heta është gjallë, fshini atë video nëse jo, nuk ju bjen mirë“, tha ai gjatë bisedës.

I njëjti teksa po dilte la edhe një porosi: Keni selam prej Blerim Hetës.

VIDEO nga rasti:

Redaksia e Insajderit ka lajmëruar rastin në polici. Personi është identifikuar nga policia si Art Ismajli, familjar i terroristit Blerim Heta

I njëjti është marrë në pyetje dhe është lënë i lirë nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, përkatësisht nga prokurori kujdestar i ditës së hënë.

Por, kush është Blerim Heta?

Blerimi ishte 24 vjeç, kur ai u largua nga Kosova më 7 gusht të vitit 2013, pa i thënë asnjë fjalë familjes së tij. Dy ditë më vonë Arieta mori një  mesazh nga i vëllai, i cili i thoshte asaj se ishte në Turqi. 

Në fillim kjo iu duk normale motrës së Blerimit, i cili shkonte shpesh në Turqi për të dëgjuar fjalimet e imamëve, pasi ishte kthyer në një mysliman të devotshëm dhe praktikant.

Më 24 mars 2014, familja Heta nga Varoshi i Ferizajt mori një telefonatë nga djali i tyre, Blerim Heta, për të cilin e dinin se po mësonte për fe në Siri. “Nesër do të takohem me All-llahun”, ishte lajmi që ai ua kumtoi atyre.

Të nesërmen, më 25 mars, kosovari Blerim Heta kreu një sulm vetëvrasës në Bagdad të Irakut, ku la mbi 50 të vrarë. Forumet e xhihadit në internet e shpallën menjëherë shehid (dëshmor).

Rrugët e kryeqytetit irakien kishin mbetur me 52 civilë të vrarë jeta e të cilëve u këput në mes nga sulmi i terroristit nga Kosova.