string(85) "zyrtare-te-agjencise-kosovare-per-bujqesi-mbyllin-nje-institucion-ilegal-ne-leposaviq"

Lajme

Gazeta Express

06/05/2025 14:38

Zyrtarë të Agjencisë Kosovare për Bujqësi mbyllin një institucion ilegal në Leposaviq  

Lajme

Gazeta Express

06/05/2025 14:38

Zyrtarë të Agjencisë Kosovare për Bujqësi dhe Pylltari kanë hyrë sot në ambientet e ndërmarrjes ilegale serbe “SrbijaShume” në Leposaviq.

Këtë veprim e ka konfirmuar për portalin KoSSev zëvendëskomandanti për rajonin e Veriut, Veton Elshani.

Sipas tij, zyrtarët e agjencisë e konsiderojnë këtë objekt si pronë të tyre, ndërsa ka bërë të ditur se tani kjo ndërmarrje serbe do të mbyllet.

Ai shtoi gjithashtu se në këto hapësira pritet të vendoset ndërmarrja publike kosovare për mirëmbajtjen e pyjeve.

Elshani theksoi se policia e rajonit të Veriut ka pasur vetëm rol asistues në këtë aksion të ndërmarrë nga zyrtarët e Prishtinës, ndërsa nuk ka dhënë më shumë detaje lidhur me ngjarjen.