Në nderim të dirigjentit të parë kosovar, Orkestra performon oratoriumin “Messiah”
Arte
Gazeta Express
06/05/2025 14:17
Në kuadër të shënimit të 25-vjetorit të themelimit të Filharmonisë së Kosovës – në nderim të dirigjentit të parë kosovar dhe themeluesit të Filharmonisë, Bahri Çela, Kori dhe Orkestra sjellin interpretimin e oratoriumit “Messiah” nga Handel. Koncert ky që do të mbahet më 10 maj nga ora 19:30 në Pallatin e Rinisë.
Në program do të interpretohet oratoriumi “Messiah” nga G. F. Handel, nën drejtimin e dirigjentit Marcio da Silva, me pjesëmarrjen e një kasti të jashtëzakonshëm solistësh: Kaltrina Miftari, soprano; Nathan Mercieca, kontra-tenor; Kieran White, tenor; Jack Lawrence-Jones, bariton dhe pjesëmarrjen e instrumentistëve Cédric Meyer, leut dhe Stephanie Gurga, çembalo: