string(65) "gjirokaster-nxenesi-hidhet-nga-dritarja-ne-gjimnazin-siri-shapllo"

Shqiperi

Gazeta Express

06/05/2025 13:56

Gjirokastër/ Nxënësi hidhet nga dritarja në gjimnazin ‘Siri Shapllo’

Shqiperi

Gazeta Express

06/05/2025 13:56

Një nxënës i vitit të dyte në gjimnazin “Siri Shapllo” në Gjirokastër dyshohet se është hedhur nga kati i dytë i shkollës, në rrethana ende të paqarta.

Nxënësit i vitit të dytë, A. M. 16 vjeç ka hapur dritaren e klasës dhe është hedhur në oborr, thanë burimet. Sipas deklarimeve të 3 shokëve të tij në polici, ai u hodh për një bast 10 mijë lekë të vjetra.

Rënia e në tokë i ka shkaktuar lëndime dhe është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.Ne vendngjarje ka shkuar policia e cila heton shkaqet e kësaj ngjarjeje të paprecedentë. Nuk ka ende reagim nga Drejtoria Arsimore e Gjirokastrës.Në tre muajt e fundit në kete gjimnaz i kane dhënë fund jetës 2 nxënës, Irsa Muçollari dhe Veip Peçi për shkaqe ende të pazbardhura nga prokuroria.