string(66) "zjarr-ne-nje-stalle-prane-shkodres-ngordhin-bagetite-e-76-vjecarit"

Shqiperi

Gazeta Express

06/05/2025 13:50

Zjarr në një stallë pranë Shkodrës, ngordhin bagëtitë e 76-vjeçarit

Shqiperi

Gazeta Express

06/05/2025 13:50

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë një stallë bagëtish në fshatin Mesul, pranë Shkodrës, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme dhe dyshohet se shkaku ka qenë një shkëndijë elektrike.

Stalla ishte në pronësi të shtetasit K. K., 76 vjeç. Për fat të keq, përveç djegies së plotë të objektit, janë humbur edhe disa bagëti të imta që ndodheshin brenda në momentin e shpërthimit të flakëve.