string(65) "barca-shkon-ne-itali-per-tu-perballur-me-interin-me-4-mije-tifoze"

Futboll

Gazeta Express

06/05/2025 14:00

Barça shkon në Itali për t’u përballur me Interin me 4 mijë tifozë

Futboll

Gazeta Express

06/05/2025 14:00

Tek Barcelona ekziston një pritshmëri e madhe para super-sfidës së sontme kundër Interit në San Siro.

Pas barazimit 3:3 në ndeshjen e parë, skuadrat do ta kërkojnë finalen e madhe të Ligës së Kampionëve.

Impianti i “Nerazzurri” do të vishet në festë, ndërsa janë shitur krejt biletat dhe do të ketë një rekord inkasimesh për futbollin italian.

Barcelona do të jetë e shoqëruar nga mbi 4 mijë tifozë që kanë shkuar në Itali nga Spanja për të mbështetur ekipin e Hansi Flickut.

Në mesin e tyre do të jetë edhe një tifoz special, më saktësisht Sergi Roberto, shkruajnë mediat italiane, përcjell “Gazeta Express”.

Futbollisti aktual i Comos ka mbetur i lidhur me ngjyrat “Blaugrana” dhe sonte nuk do ta humbasë një ndeshje të madhe si kjo.

Konfirmimi erdhi vetë ai përmes “Jijantes”, duke thënë: “Kam besim 100% në këtë skuadër. Interi do të fillojë fort dhe me moralin lartë, por Barcellona do ta përballojë presionin. Interi ndihet rehat në mbrojtje, por duke e shikuar pjesën e fundit të lojës së parë dhe duke e konsideruar se do të shtyhen përpara nga tifozët e tyre, mendoj se do të sulmojë. Synim i ‘Nerazzurri’ do të jetë që ta neutralizojnë Yamalin, me qendërmbrojtësin e tretë ose me një mesfushor”, deklaroi futbollisti spanjoll.

A mund të konsiderohet si mundësi rikthimi i netëve të tmerrit si kundër Romës apo Liverpoolit?

“Nuk mendoj. Kur je në një dinamikë pozitive, hyn me krejt qenien dhe kur shkon gjithçka keq, nuk bën punë asgjë. Pa dashje, në ndeshje si kjo, nëse ke eksperiencë negative dhe pëson gol, mund të mendosh se mund të të përsëriten ato raste, por në këtë rast nuk besoj se do të ndodhë”, përfundoi Sergi Roberto.

Sidoqoftë, sonte pritet një spektakël i vërtetë në qytetin e Milanos dhe skuadra që fiton do të shkojë në finale. /Gazeta Express