string(90) "u-akuzua-per-shperdorim-detyre-apeli-i-gjkko-shpall-te-pafajshem-kryebashkiakun-e-devollit"

Shqiperi

Gazeta Express

06/05/2025 13:24

U akuzua për shpërdorim detyre, Apeli i GJKKO shpall të pafajshëm kryebashkiakun e Devollit

Shqiperi

Gazeta Express

06/05/2025 13:24

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur sot të shpallë të pafajshëm kryetarin e Bashkisë Devoll, Eduard Duro, dhe katër të pandehur të tjerë: Astrit Seferkolli, Gazmend Haxhija, Gazmend Malo dhe Vojsava Bregu. Sipas trupës gjykuese, faktet e ngritura nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) nuk përbëjnë vepër penale.

Apeli la në fuqi vendimin e shkallës së parë të datës 10 shkurt 2025, duke rrëzuar kështu kërkesën e SPAK për dënimin e Durës me 1 vit burg dhe heqje të së drejtës për të ushtruar funksione publike për pesë vite. Të gjithë të pandehurit u akuzuan për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, por gjykata vendosi se nuk kishte elementë penalë në veprimet e tyre.

Në vendimin e saj, gjykata theksoi se sipas nenit 388 të Kodit të Procedurës Penale, “fakti nuk përbën vepër penale”, ndaj dhe të pesë zyrtarët u shpallën të pafajshëm. Shpenzimet gjyqësore dhe ato të hetimit do të mbulohen nga shteti.