string(132) "shqiperia-mikpret-kongresin-boteror-te-ligjit-ne-2027-en-sadushi-vleresim-i-qarte-per-rrugetimin-reformues-qe-vendi-yne-ka-ndermarre"

Shqiperi

Gazeta Express

06/05/2025 12:44

Shqipëria mikpret Kongresin Botëror të Ligjit në 2027-ën, Sadushi: Vlerësim i qartë për rrugëtimin reformues që vendi ynë ka ndërmarrë

Shqiperi

Gazeta Express

06/05/2025 12:44

Shqipëria është përzgjedhur për të pritur Kongresin Botëror të Ligjit në vitin 2027, një zhvillim që kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, e cilësoi si një moment historik dhe një vlerësim për rrugën reformuese të sistemit të drejtësisë në vend.

Gjatë edicionit të këtij viti të kongresit, mbajtur në Republikën Domenikane, Sadushi ndau me pjesëmarrësit përvojën shqiptare në rindërtimin e sistemit gjyqësor, përfshirë rivlerësimin e gjyqtarëve, forcimin e pavarësisë së institucioneve dhe modernizimin përmes teknologjisë.

Ai theksoi rolin e dixhitalizimit në rritjen e transparencës dhe lehtësimin e aksesit të qytetarëve në drejtësi, duke përmendur aplikimin e sistemeve të menaxhimit të çështjeve, platformat online dhe komunikimin aktiv përmes kanaleve zyrtare.

Sadushi nënvizoi se organizimi i këtij kongresi në Tiranë do të sjellë juristë, gjyqtarë, akademikë dhe profesionistë nga e gjithë bota. “Shqipëria është gati të ndajë përvojën e saj dhe të kontribuojë në vizionin e një drejtësie globale moderne dhe të aksesueshme”, u shpreh ai.