Kurti pyetet a pret përgjigje pozitive nga LDK: Unë Kryeministër, frikën e opozitës ta analizojnë analistët
Lajme
Gazeta Express
06/05/2025 12:19
Kryetari i VV’së, Albin Kurti, në Gjilan është pyetur se a pret përgjigje pozitive nga kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku.
“Ato janë çështje të Prishtinës, këtu jemi për banim”, tha shkurt ai pasi e vendosi gurthemelin e objekteve për banim të përballueshëm dhe social në Gjilan.
Më pas, një gazetar e pyeti a ekziston frikë te opozita që nëse konstituohet kuvendi formohet qeveria.
“Nuk është kollaj të analizojmë frikën e opozitës, edhe kjo është punë për analista. Unë kryeministër, vazhdojmë tutje ose VV vazhdojmë tutje”, tha Kurti duke qeshur.