string(80) "e-djathta-ekstreme-shijon-humbjen-e-merz-ben-thirrje-per-zgjedhje-te-parakohshme"

Lajme

Gazeta Express

06/05/2025 11:46

E djathta ekstreme ‘shijon’ humbjen e Merz, bën thirrje për zgjedhje të parakohshme

Lajme

Gazeta Express

06/05/2025 11:46

Pas dështimit të Friedrich Merz që të marrë votat e mjaftueshme për t’u bërë kancelar i Gjermanisë në votimin e parë, Alternativa për Gjermaninë e ekstremit të djathtë ka bërë thirrje për zgjedhje të parakohshme.

Sipas The Guardian, Alice Weidel e AfD-së është duke shijuar humbjen e Merzit në raundin e parë. Ajo ka folur para gazetarëve duke thënë se duhet të hapet rruga për zgjedhje të përgjithshme.

Merz duhet të largohet dhe rruga duhet të hapet për zgjedhje të përgjithshme”, është shprehur Weidel, ndërsa rezultatin e ka cilësuar si një “ditë të mirë për Gjermaninë”.

Kujtojmë se Merz mori 310 vota, ndërsa për t’u zgjedhur Kancelar i duheshin 316.