Begaj takohet me kreun e misionit të ODIHR për zgjedhjet - Gazeta Express
string(56) "begaj-takohet-me-kreun-e-misionit-te-odihr-per-zgjedhjet"

Shqiperi

Gazeta Express

06/05/2025 11:39

Begaj takohet me kreun e misionit të ODIHR për zgjedhjet

Shqiperi

Gazeta Express

06/05/2025 11:39

Presidenti Bajram Begaj, priti sot Ambasadorin Lamberto Zannier, kryesues i misionit të vëzhgimit të OSBE-ODIHR-it për zgjedhjet.

Biseda u fokusua në procesin zgjedhor të 11 Majit, ndërsa u theksua rëndësia e zhvillimit të një procesi të drejtë, të lirë e të ndershëm.

Presidenti u njoh me gjetjet e deritanishme të OSBE-ODIHR-it, ndërsa përgëzoi këtë mision që ka përfshirë në vëzhgimin e zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri edhe organizata të tjera të rëndësishme ndërkombëtare.

Gjatë bisedës më Ambasadorin Zannier, Kreu i Shtetit vlerësoi përfshirjen për herë të parë në histori të Diasporës në votime, duke mundësuar shprehjen e vullnetit të lirë nëpërmjet votës.

Advertisement
Advertisement
Advertisement