string(94) "tirana-pret-lideret-europiane-me-16-maj-rama-shqiperia-po-konsolidohet-ne-skenen-nderkombetare"

Shqiperi

Gazeta Express

06/05/2025 9:00

Tirana pret liderët europianë më 16 maj, Rama: Shqipëria po konsolidohet në skenën ndërkombëtare

Shqiperi

Gazeta Express

06/05/2025 9:00

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se më 16 maj Tirana do të jetë mikpritëse e një takimi të rëndësishëm politik, ku do të marrin pjesë liderët më të lartë të Europës. Sipas tij, ky zhvillim është një tregues i qartë i forcimit të pozitës së Shqipërisë në nivel ndërkombëtar.

Gjatë rubrikës së tij të përjavshme “Sy më sy” në rrjetet sociale, Rama iu përgjigj pyetjeve të qytetarëve, duke theksuar se rruga drejt Bashkimit Europian është e pandalshme dhe kërkon bashkëpunimin e të gjithë shqiptarëve, brenda dhe jashtë kufijve.

“Diaspora të votojë për PS, për të ardhmen europiane të Shqipërisë. Më 16 maj do të vijnë të gjithë udhëheqësit e kontinentit europian në Tiranë. Unë jam i pakënaqur për shumë gjëra dhe jam dhe ambicioz që të bëj gjërat më mirë. Shumica e shqiptarëve e ndjen ndryshimin. Shqiptarët sot s’janë më njerëz që shihen si njerëz pa vlerë. Kur do hyjmë në BE, do kemi një Shqipëri të re. Mos e votoni Kënetën. Sot pagat janë rritur, kreditë e këqija janë vetëm 4 përqind. Sot jemi popull që kemi me çfarë të krenohemi”, tha Rama.