string(55) "keto-jane-ngjarjet-e-paralajmeruara-per-sot-ne-kosove-2"

Lajme

Gazeta Express

06/05/2025 7:18

Këto janë ngjarjet e paralajmëruara për sot në Kosovë

Lajme

Gazeta Express

06/05/2025 7:18

Mbahet Simpoziumi Shkencor me temë: Jeta dhe vepra e Gjergj Kastriotit. Pjesëmarrës: Historianë dhe studiues nga trojet shqiptare dhe diaspora. (Instituti Albanologjik, ora 11:00)

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK, ora 11:00)

Shënohet Java Botërore e Imunizimit me temë: “Imunizimi është i mundshëm për të gjithë”. (Swiss Diamond Hotel Prishtina, ora 11:30)

Me rastin e 620-vjetorit të lindjes së Gjergj Kastriotit – Skënderbeu, mbahet parakalimi i Grupeve Artistike dhe Shoqatave Kulturore. (Sheshi Garibaldi në drejtim të Sheshit “Nëna Tereza”, ora 12:00)

Me rastin e 620-vjetorit të lindjes së Gjergj Kastriotit – Skënderbeu hapet Ekspozita e Artit Pamor. Tematika: Vepra të frymëzuara nga figura dhe trashëgimia e Skënderbeut. (Sheshi “Nëna Tereza”, ora 12:00)

Me rastin e 620-vjetorit të lindjes së Gjergj Kastriotit – Skënderbeu mbahet debat filozofik me tematikë Gjergj Kastrioti në mendimin bashkëkohor. Pjesëmarrës: Profesorë dhe studiues të shkencave humane. (Fakulteti Filologjik, ora 14:00)

Mbahet Akademi Përkujtimore për Heroin e Kombit Luan Haradinaj, organizuar nga shoqatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. (Pallati i Rinisë, ora 17:00)