Disa eshtra që dyshohet të jenë të njerëzve janë gjetur te penda e Liqenit të Livoqit në Gjilan sonte, më 05.05.2025.
KALLXO.com merr vesh se eshtrat janë hasur gjatë kohës sa kanë qenë duke u kryer punime me ekskavator afër pendës së Liqenit.
Pamjet tregojnë praninë e Policisë në vendin e ngjarjes dhe për atje është nisur edhe prokurori kujdestar.
Për rastin është njoftuar edhe Njësiti i Krimeve të Luftës.
Deri tani është bërë sigurimi i perimetrit në vendin e ngjarjes, ndërsa gërmimet pritet të vazhdojnë nesër, më 06.05.2025.
*Foto e artikullit: Kallxo.com