string(43) "arrestohet-hajni-i-bicikletave-ne-mitrovice"

Lajme

Gazeta Express

05/05/2025 21:59

Arrestohet hajni i biçikletave në Mitrovicë

Lajme

Gazeta Express

05/05/2025 21:59

Policia në Mitrovicë ka arrestuar një person të dyshuar për përfshirje në disa raste të veprave penale “Vjedhje” dhe “Vjedhje e rëndë”.

Sipas njoftimit zyrtar, arrestimi është rezultat i një pune intensive hetimore, bazuar në dyshime të arsyeshme dhe prova të siguruara, që lidhin të dyshuarin me disa raste të vjedhjeve të ndodhura në periudhën 17 prill – 1 maj 2025, në Mitrovicë.

Objekt i vjedhjeve ishin kryesisht biçikleta dhe skuterë elektrikë.

Gjatë operacionit, janë sekuestruar një numër provash materiale, të cilat, pas procedurave të nevojshme, u janë kthyer pronarëve legjitim.

Ndërkohë, hetimet po vazhdojnë për identifikimin dhe gjetjen e provave të tjera të mundshme të lidhura me rastet.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.