string(128) "si-kur-julutkeprofesorit-atehere-e-pati-binde-gazmend-muhaxheri-thote-se-neser-mblidhet-ldk-ja-dhe-del-me-vendim-per-koalicionin"

Lajme

Gazeta Express

05/05/2025 21:33

Muhaxheri komenton letrën e Kurtit: Si kur iu lutke profesorit

Lajme

Gazeta Express

05/05/2025 21:33

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Gazmend Muhaxeri, ka thënë në “Pressing” të T7 se do të mblidhet kryesia e LDK-së.

Ai tha se me gjasë edhe merret një vendim për letrën që kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti i dërgoi kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku, ku i kërkonte koalicion.

“Mua më përngjajke letra sikur kur i drejtohej profes së nderuar Isa Mustafës. Atëherë ishte një shpresë që mund të behej diçka e të mësonin diçka prej nesh këta, por gjatë qeverisjes 51 ditësh që u pa që këta nuk e kanë një njet me qeverisë për interesa të vendit, por interesa të veta”, ka thënë Muhaxheri. /Gazeta Express