string(88) "lajm-i-mire-per-psg-ne-ylli-i-skuadres-rikthehet-ne-stervitje-para-ndeshjes-me-arsenalin"

Sport

Gazeta Express

05/05/2025 20:24

Lajm i mirë për PSG-në, ylli i skuadrës rikthehet në stërvitje para ndeshjes me Arsenalin

Sport

Gazeta Express

05/05/2025 20:24

Paris Saint-Germain mori një lajm të mirë në prag të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve kundër Arsenalit, pasi Ousmane Dembele është rikthyer në stërvitje.

Sulmuesi francez, i cili shënoi golin vendimtar në fitoren 1-0 të PSG-së në ndeshjen e parë në “Emirates Stadium”, kishte qenë në dyshim pas një lëndimi muskulor të pësuar pikërisht në atë ndeshje.

Megjithatë, Dembele u bashkua të hënën me ekipin në stërvitje të plotë, duke marrë pjesë në një seancë grupore, dhe pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e kthimit të mërkurën.

Sipas superkompjuterit të “Opta”, shanset e PSG-së për të kaluar në finale vlerësohen në 80%.

Parisienët janë në kërkim të finales së tyre të parë që nga viti 2020, ndërsa ende nuk kanë fituar kurrë Ligën e Kampionëve.

Dembele ka qenë në super formë këtë sezon për kampionët e Francës, duke shënuar 33 gola në të gjitha garat./GazetaExpress/