string(94) "me-te-mire-ne-gjithcka-si-mund-ti-beje-inteligjenca-artificiale-qeniet-njerezore-te-padobishme"

Lajme

Gazeta Express

05/05/2025 14:51

Më të mirë në gjithçka: Si mund t’i bëjë Inteligjenca Artificiale qeniet njerëzore të padobishme

Lajme

Gazeta Express

05/05/2025 14:51

Më shumë sesa një luftë, fundi i civilizimit mund të duket sikur një histori dashurie. Por, a mund ta shmangim ne pjesëmarrjen e vullnetshme në vetë rënien tonë?

Shkruan: David Duvenaud

Aktualisht ka ekipe të shumta në shumë laboratorë të mëdhenj të Inteligjencës Artificiale që po shqyrtojnë mënyrat sesi mund të mbajnë nën kontroll AI-të që ikin nga mbikëqyrja apo “bashkëpunojnë” kundër njerëzimit. Megjithatë, ka një mënyrë të zakonshme se si mund të humbasim kontrollin e civilizimit; thjesht mund të bëhemi të padobishëm. Një gjë e tillë nuk do të kërkonte ndonjë komplot të fshehtë kundër njerëzimit, por thjesht nëse Inteligjenca Artificiale dhe robotika vazhdojnë të përmirësohen, kjo do të ndodhte natyrshëm.

Si mund të ndodhë? Zhvilluesit e Inteligjencës Artificale janë duke shkuar në rrugën e duhur për të krijuar zëvendësues më të mirë për njerëzit pothuajse në çdo rol; jo vetëm ekonomikisht si punëtorë apo vendimmarrës, por edhe kulturalisht si artist e krijues, madje edhe socialisht si miq apo partner romantik. Prandaj, cili do të ishte roli i njerëzve nëse Inteligjenca Artificiale do të mund të bëjë gjithçka që ne bëjmë, edhe më mirë?

Llafet për aftësitë aktuale të Inteligjencës Artificale herë-herë mund të duken veç si marketing, dhe disa prej tyre definitivisht edhe janë. Por në afat të gjatë, mundësia për përmirësimin e AI është e jashtëzakonshme. Ju mund të besoni se gjithmonë do të ketë diçka të veçantë te njerëzit që Inteligjenca Artificiale nuk do të mund ta bëjë, por unë kam kaluar 20 vjet në kërkime për  AI, duke vëzhguar kështu përparimin e saj që nga çështjet bazike deri në zgjidhjen e problemeve komplekse shkencore. Pra aftësi që dukeshin të veçanta për njerëzit si trajtimi i pasigurive apo përdorimi i analogjive abstrakte, tani trajtohen lehtësisht nga Inteligjenca. Do të mund të ketë vonesa gjatë rrugës, por duhet të supozojmë se Inteligjenca Artificiale do të ketë përparim të vazhdueshëm në të gjithë sektorët.

Këto mendje artificiale jo vetëm që do të ndihmojnë njerëzit – ato do të pushtojnë në mënyra të qeta e të shumta, fillimisht sepse janë më të lira, e më pas sepse janë vërtetë më të mira se më të mirët tanë. E pasi të jenë mjaftueshëm të besueshme, këto mendje do të bëhen zgjedhja e vetme përgjegjëse për pothuajse të gjitha detyrat e rëndësishme të njerëzimit, duke nisur nga vendimet ligjore dhe planifikimi financiar deri tek vendimet për shëndetësinë.

Për të imgjinuar më lehtë se si do të dukej kjo e ardhme, shohim kontekstin e punësimit; do të dëgjoni për miq që humbasin punën dhe kanë vështirësi për gjetjen e një pune të re. Kompanitë do të ndalojnë punësimet duke pritur punëtorët e ardhëshëm të Inteligjencës Artificiale që janë më të mirë. Pjesa më e madhe e punës tuaj do të bëhet nga pranimet e sugjerimeve të asistentëve të besueshëm, të dashur dhe gjithmonë të gatshëm të AI.

Kështu, deri tani, duket si një distopi. Por a mund thjesht të zgjedhim të mos përdorim AI në këtë mënyrë, duke preferuar këshilltarë njerëzorë, produkte dhe shërbime të krijuara nga njerëzit? Problemi është se mund të jetë e vështirë të vëmë re zëvendësimin e njerëzve nga AI në shumë fusha – dhe ato pjesë që do të vëmë re do të duken kryesisht si përmirësime të mëdha. Edhe sot, përmbajtja e krijuar nga AI është gjithnjë e më e pa dallueshme nga puna e krijuar nga njeriu. Do të jetë e vështirë të justifikohet shpenzimi dy herë më i madh për një terapist, avokat ose mësues. Nëse shtrohet pyetja se a mund të mbështetemi te qeveritë për të adresuar këto probleme ndërsa ato dalin? Fatkeqësisht, ato gjithashtu do të kenë të njëjtat stimuj për t’u mbështetur në AI. Politikanët dhe shërbyesit civilë gjithashtu do t’i pyesin asistentët e tyre virtualë: “Çfarë duhet të bëj?”, dhe do të zbulojnë se përfshirja e njerëzve në marrjen e vendimeve është një recetë për vonesë, keqkuptime dhe grindje.

Por, çfarë mund të bëjmë për të shmangur humbjen graduale të fuqisë?

Nëse nuk mund të ndalojmë zhvillimin e AI, ka të paktën katër gjëra që mund të na ndihmojnë. Së pari, duhet të përpiqemi të ndjekim përdorimin dhe ndikimin e saj në të gjithë ekonominë dhe në qeverisje. E dyta, do të duhet të kemi mbikëqyrje dhe rregullim të laboratorëve dhe përdorimeve të avancuara të AI për të parandaluar që teknologjia të ketë shumë ndikim ndërkohë që ende arrijmë të kuptojmë se çfarë po ndodh.

Së treti, mund të përdorim Inteligjencën Artificiale për të forcuar aftësinë e njerëzve për të organizuar dhe mbrojtur veten. E në fund, nëse duam të ndërtojmë AI të fuqishme pa u margjinalizuar, na duhet të mësojmë se si ta drejtojmë civilizimin tonë. Kjo mënyrë e ngadaltë deri tani ka qenë mjaft e pranueshme, sepse njerëzit ishin të nevojshëm kudo, e pa këtë mbrojtje, ne do të ishim të braktisur përderisa nuk i kuptojmë të gjitha mënyrat se si funksionojnë pushteti, konkurrenca dhe rritja.