Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur sot në magjistralen Kaçanik- Ferizaj.
Aty janë lënduar tre persona.
Këto informacione për Express i konfirmoi zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
“Sot rreth orës 11:50, në magjistralen Kaçanik–Ferizaj, afër pompës së derivateve “Ada Gas”, ka ndodhur një aksident trafiku mes dy veturave me targa vendore. Aksidenti ka ndodhur si pasojë e mosmbajtjes së distancës së sigurisë. Përveç dëmeve materiale, janë raportuar edhe lëndime të lehta trupore te njëri nga drejtuesit dhe dy pasagjerë. Pas marrjes së ndihmës mjekësore në emergjencën e Ferizajt, të lënduarit janë lëshuar për në shtëpi.”