string(84) "dita-e-deshmoreve-berisha-nga-mati-do-tu-rikthejme-shqiptareve-lirine-dhe-dinjitetin"

Shqiperi

Gazeta Express

05/05/2025 12:40

Dita e Dëshmorëve/ Berisha nga Mati: Do t’u rikthejmë shqiptarëve lirinë dhe dinjitetin

Shqiperi

Gazeta Express

05/05/2025 12:40

Në Ditën e Dëshmorëve, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një aktivitet përkujtimor në qytetin e Matit, ku mbajti një fjalim në nder të të rënëve për lirinë e atdheut.

Gjatë fjalës së tij, Berisha shprehu mirënjohje për kontributin e matjanëve në historinë kombëtare dhe theksoi se kjo ditë duhet të shërbejë si moment reflektimi për sakrificat e brezave që luftuan për Shqipërinë.

“Nderim për të rënët e të gjitha kohërave të kombit shqiptar, të cilëve sot u detyrohemi më shumë se kurrë, t’u rikthejmë shqiptarëve lirinë dhe dinjitetin,” tha Berisha, duke ftuar të pranishmit në një minutë heshtje në nderim të dëshmorëve.