Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Mehmeti Selimi e ka komentuar letrën që kryetari i partisë, Albin Kurti ia dërgoi kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, duke i kërkuar koalicion.
“Tani është radha e LDK-së të përgjigjet me refuzim klasik apo me një qasje të re ndaj dialogut dhe bashkëpunimit!”, shkroi Mehmeti Selimi në Facebook, duke shpërndarë letrën.
Kurti i kërkoi koalicion Abdixhikut, i cili ka refuzuar tashmë dy ftesa për takim.
LDK-ja është deklaruar kundër mundësisë së bashkëqeverisjes me LVV-në.