string(93) "rama-ne-11-maj-te-pershpejtojme-tharjen-e-kenetes-fatkeqesi-kombetare-dhe-plage-antieuropiane"

Shqiperi

Gazeta Express

05/05/2025 11:34

Rama: Në 11 maj të përshpejtojmë tharjen e “kënetës”, fatkeqësi kombëtare dhe plagë antieuropiane

Shqiperi

Gazeta Express

05/05/2025 11:34

Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kryetar i Partisë Socialiste kërkoi sot votën në 11 maj për të shtyrë Shqipërinë përpara, por edhe “për të tharë kënetën”, që sipas tij, “është fatkeqësi kombëtare dhe plagë antieuropiane në mes të trupit të Shqipërisë”.

Përmes një videomesazhi në rrjetet sociale, Rama komentoi deklaratat e opozitës e cila pretendon manipulime me votën e diasporës.

“Klithmat e bufit të kënetës dhe kuak-kuak-et e kënetës u shtrinë tani edhe jashtë kufijve duke paralajmëruar vjedhjen e madhe. Një nga salamandrat blu kishte nxjerrë ca zarfe në rrugë dhe pretendonin se ishin zarfet të kapur nuk e se si dhe nga kush etj. Drejtuesi ynë politik për diasporën ka bërë një sqarim shumë të qartë për këtë se zarfe mund të mbledhësh edhe nga shtëpia jote dhe kur je skllav i bufit edhe shtëpinë tënde e kthen në llogore kënete dhe mund t’i fotografosh në rrugë dhe të thuash ja këto po i bën narkoregjimi. Por këto nuk i ha njeri”, tha Rama.