Trent Alexander-Arnold do të jetë futbollist i ri i Real Madridit nga vera që po vjen.
Për këtë siguron gazetari sportiv italian dhe njëherësh eksperti i transfereve, Fabrizio Romano, përcjell “Gazeta Express”.
Gjithnjë sipas tij, përfaqësuesi anglez e ka marrë vendimin për t’u larguar nga Liverpooli, vendim të cilin ia ka thënë edhe kampionit të freskët anglez.
Nga ana e tyre, “Los Blancos” po i përgatisin krejt dokumentet, të cilët do të nënshkruhen së shpejti dhe mbrojtësi i krahut të djathtë do të bëhet “madrilen”.
Kohëve të fundit, Alexander-Arnold ishte në dilemë nëse do ta vazhdonte kontratën me “Reds” apo jo, ndërsa në fund vendosi përfundimisht që të largohet nga “Anfield Road”.
Ai ishte njëri prej mbrojtësve të djathtë më të mirë në Evropë në vitet e fundit, ndonëse pati rënie të formës së fundmi. /Gazeta Express