string(99) "deputeti-i-pdk-se-votimin-e-fshehte-e-kisha-pranuar-nese-vv-i-kerkon-listes-serbe-te-dale-nga-salla"

Lajme

Gazeta Express

05/05/2025 10:24

Deputeti i PDK-së: Votimin e fshehtë e kisha pranuar, nëse VV i kërkon Listës Serbe të dalë nga salla

Lajme

Gazeta Express

05/05/2025 10:24

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Artan Behrami, ka reaguar ndaj propozimit për votim të fshehtë në Kuvend, duke e quajtur atë një “fore të lodhtë” të Vetëvendosjes për të fituar kohë dhe vota.

Behrami tha se do ta pranonte një votim të tillë vetëm me një kusht specifik: që Lista Serbe, të cilën ai e cilësoi si partner formal të koalicionit të VV-së, të largohej nga salla në momentin e votimit. Sipas tij, vetëm në këtë mënyrë do të dështonte sërish zgjedhja e Albulena Haxhiut për një funksion të lartë institucional.

“Personalisht, vetëm me një kusht e kisha pranuar votimin e fshehtë në Kuvend, edhe pse kjo është veç një fore e lodhtë e VV-së me ble kohë dhe vota. Kushti: Këta të VV-së të kërkojnë nga Lista Serbe, partnerët formalë të koalicionit, të lëshojnë sallën në momentin e votimit! Kështu do të dështojë sërish zgjedhja e Albulena Haxhiut!”, ka shkruar Behrami.