Me një minutë heshtje për dëshmorët, nis vazhdimi i seancës konstituive
Lajme
Gazeta Express
05/05/2025 10:24
Ka nisur vazhdimi i seancës konstituive.
Kjo është hera e 11’të që deputetët e zgjedhur mblidhen për të konstituar kuvendin.
Tashmë kanë përfunduar dy pika – ajo për votimin e komisionit për verifikimin e mandateve dhe kuorumit dhe betimit të deputetëve.
Kryesuesi i seancës, Avni Dehari tha se në sallë janë 111 deputetë.
“Sot është 5 maji Dita e Dëshmorëve, ju ftoj të gjithëve që me një minutë heshtje të nderojmë të gjithë ata që kanë dhënë jetën për lirinë e Kosovës”, tha ai.