string(102) "rexhaj-i-vv-se-shkojme-me-votim-te-fshehte-per-shkak-se-si-kemi-numrat-ndoshta-dikush-e-voton-abulenen"

Lajme

Gazeta Express

05/05/2025 9:49

Rexhaj i VV-së: Shkojmë me votim të fshehtë për shkak se s’i kemi numrat, ndoshta dikush e voton Abulenën

Lajme

Gazeta Express

05/05/2025 9:49

Deputeti i Vetëvendosjes, Arbër Rexhaj para gazetarëve tha se “meqenëse janë këto numra” Vetëvendosja do të shkojë sërish me propozimin për votim të fshehtë për Albulena Haxhiun, me shpresën që ndonjë deputetë nga partitë tjera politike të votojnë atë.

“Kandidate Albulena. Votimi i fshehtë nuk është as shkelje ligjore as procedurale, do të shkojmë në të njëjtën formë. Shkojmë me votim të fshehtë. Vullneti i deputetit është vullnet i qytetarëve. Meqënse janë këta numra, mund të ketë deputetë që vendosin për zhbllokim…ndoshta në vullnetin e tyre mund të etë ndonjë vendos që ta zgjedh Albulenën. Ne po e lëmë në vullnnetin e lirë”, tha Rexhaj.