string(97) "paris-guri-tha-se-peci-duhet-te-jete-prapa-grilave-ky-i-pergjigjet-fyerje-i-ka-kater-vepra-penale"

Lajme

Gazeta Express

05/05/2025 9:43

Paris Guri tha se Peci duhet të jetë prapa grilave, ky i përgjigjet: Fyerje, i ka katër vepra penale

Lajme

Gazeta Express

05/05/2025 9:43

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, i është përgjigjur deputetit të ri të LDK’së, Paris Guri, i cili tha se Peci sot në ora 10:00 nuk duhet të vijë në kuvend por duhet të shkojë në burg.

Peci ka thënë se Guri gjatë zgjedhjeve ka dashur të inskenojë kinse dhënia e përkrahjes për sektorin e bujqësisë është dhënë me ryshfet.

“Unë e di që ai që ka bërë një fyerje të tillë është konsumues i katër veprave penale, për çka unë i kam deponu në prokurori dëshmitë dhe provat materiale, sms ku ka dhe dëshmitarë që ai gjatë procesit zgjedhor ka dashur të inskenoj kinse dhënia e përkrahjes për sektorin e bujqësisë, është dhënë  me ryshfet. Një diçka është e sigurt herë do kur ai person do të  gjendet prapa grilave. Ndoshta ai e din thellë se atje do të përfundojë dhe për këtë paraqet mesazhe të tilla”, tha Peci. /GazetaExpress/