Ministri iranian: Teherani do të kundërpërgjigjet nëse Shtetet e Bashkuara ose Izraeli sulmojnë - Gazeta Express
string(94) "ministri-iranian-teherani-do-te-kunderpergjigjet-nese-shtetet-e-bashkuara-ose-izraeli-sulmojne"

Lajme

Gazeta Express

05/05/2025 8:22

Ministri iranian: Teherani do të kundërpërgjigjet nëse Shtetet e Bashkuara ose Izraeli sulmojnë

Lajme

Gazeta Express

05/05/2025 8:22

Ministri i Mbrojtjes i Iranit, Aziz Nasirzadeh, tha të dielën se Teherani do të kundërpërgjigjet nëse Shtetet e Bashkuara ose Izraeli sulmojnë.

Komentet e Nasirzadeh erdhën pasi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u zotua të hakmerrej kundër Iranit për shkak të lëshimit të një rakete nga grupi Huthi i mbështetur nga Teherani, i cili ra pranë aeroportit kryesor të Izraelit.

“Nëse kjo luftë iniciohet nga SHBA-të ose regjimi sionist (Izraeli) , Irani do të shënjestrojë interesat, bazat dhe forcat e tyre – kudo që të jenë dhe sa herë që konsiderohet e nevojshme”, tha Nasirzadeh për televizionin shtetëror iranian.

Huthët e Jemenit, të mbështetur nga Irani, lëshuan një raketë të dielën që ra pranë Aeroportit Ben Gurion , i fundit në një seri sulmesh, duke thënë se po veprojnë në solidaritet me palestinezët në Gaza.

“Sulmet nga Huthit burojnë nga Irani. Izraeli do t’i përgjigjet sulmit të Huthit kundër aeroportit tonë kryesor DHE, në një kohë dhe vend që ne zgjedhim, padronëve të tyre iranianë të terrorit”, tha Netanyahu në platformën e mediave sociale X.

Duke përsëritur qëndrimin zyrtar të Iranit, Nasirzadeh tha se Huthitë veprojnë sipas motiveve të tyre.

Huthitët e lidhur me Iranin kanë lëshuar raketa dhe dronë drejt Izraelit në mbështetje të luftëtarëve të Hamasit. Shtetet e Bashkuara kanë goditur fortesat e Huthit në Jemen që nga 15 marsi, me Presidentin Donald Trump që është zotuar ta mbajë Iranin përgjegjës për çdo sulm të kryer nga grupi.

Advertisement
Advertisement
Advertisement