string(78) "plas-grushti-mes-lojtareve-ne-shqiperi-perfshihen-edhe-tifozet-nderhyn-policia"

Futboll

Gazeta Express

05/05/2025 8:15

Plas grushti mes lojtarëve në Shqipëri, përfshihen edhe tifozët, ndërhyn policia

Futboll

Gazeta Express

05/05/2025 8:15

Tirana ia del të sigurojë qëndrimin në elitën e futbollit shqiptar.

Bardheblutë jo pa vështirësi iu imponuan në fazën e playoutit Pogradecin me rezultatin e ngushtë 1-0.

Bardheblutë ishin dukshëm favoritë për suksesin ndaj skuadrës së Kategorisë së Parë, por liqenorët në fraksionin e parë të lojës vunë disa herë në vështirësi portën e Selmanit.

Ndërsa kryeqytetasit krijuan më shumë e në fund panë edhe t’i anulohej një gol, shkruan tch.

Në fraksionin e dytë të lojës, në fushë ishte praktikisht vetëm Tirana, e cila krijoi volum loje përballë Pogradecit të tërhequr në mbrojtje, në pritje të ndonjë kundërsulmi.

Trysnia e bardhebluve dha frytet e saj vetëm në minutën e fundit, kur një gjuajtje e Zharmuni u devijua në portën e vet nga Hysenallari, duke i dorëzuar Tiranës fitoren minimale që i mundësoi qëndrimin në elitë edhe në edicionin e ardhshëm.

Pas golit në avantazhit të Tiranës në fushë pati incidente, kaos dhe dhunë të cilën e provokoi futja në fushë e një tifozi të Pogradecit.

Gjithsesi forcat e sigurisë arritën të rivendosnin deri diku normalitetin.