string(62) "rruga-agim-ramadani-ne-kryeqytet-me-asfalt-dhe-shenjezim-te-ri"

Lajme

Gazeta Express

04/05/2025 22:56

Rruga “Agim Ramadani” në kryeqytet me asfalt dhe shenjëzim të ri, Zogaj: Fantastike

Lajme

Gazeta Express

04/05/2025 22:56

Rruga “Agim Ramadani” në Prishtinë është riasfaltuar dhe është pajisur me shenjëzim të ri.

Pamjet nga përfundimi i punimeve i ka publikuar në rrjetet sociale ish-nënkryetari i Komunës së Prishtinës dhe tani deputet i Kuvendit të Kosovës, Alban Zogaj.

Foto:

Ajo që u ka rënë në sy qytetarëve janë vijat e verdha të kryqëzuara tek semaforët në afërsi te Kuvendit të Kosovës. Vijat e tilla janë të stilit anglez, të njohura si “Yellow Box Junction”.

Ky sistem është zbatuar për herë të parë në Londër në vitet 1960 për të parandaluar bllokimin e kryqëzimeve me trafik të dendur.

Rregulli kryesor i “Kutisë së verdhë” është që shoferëve nuk u lejohet hyrja në këtë zonë nëse nuk kanë hapësirë të lirë për ta kaluar të gjithë kryqëzimin. Nga komuna nuk kanë dhënë ndonjë informacion dhe sqarim për vendosjen e këtyre vijave të verdha.